Nitaj ironizon me LDK-në: Me pas ndodhë e njëjta në AAK, na kishin bërë për ‘pesë pare’

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, duke iu referuar rrahjeve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në rast se do të ndodhnin rrahje të tilla brenda partisë së Ramush Haradinajt, e gjithë LDK-ja do t’i bënte për ‘pesë pare’.

Marketing

Duke ironizuar, Nitaj ka thënë se “AAK e ruan njëfarë zotnillëku në diskursin publik”, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Me pas plase grushtat ne Aleance sic po ndodh me LDK-ne, ishin qu i madh e i vogel prej tyre e na kishin ba per pese pare!

Po mua me pelqen kur Aleanca, ani pse edhe ajo me plot gabime, e ruan njefar zotnilleku ne diskursin publik!