Nivelet e ujit të lumenjve në vend janë më të larta se mesatarja, por në ditën e dytë ato priren të ulen. Përjashtim bën lumi i Drinit të Zi në pikën matëse në Lozhan ku niveli i ujit është më shumë se dy herë më i ulët se mesatarja për këtë muaj.
Një rënie e ndjeshme e nivelit të ujit u mat në lumin e Vardarit afër Velesit dhe Pçinjës pranë Banjës së Katlanovës.
Matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) tregojnë se nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e ujit të liqeneve natyrore në vend në krahasim me matjet e djeshme.