F.N., (22 vjeç), mbrëmjen e 15 janari është hedhur në lumin Vardar. Rastin në polici e ka paraqitur personi D.N, e cila ka shpjeguar se e ka parë se si vajza, përballë restorantit Dion, në rrugën “Kej 13 nëntor”, është hedhur në lum.
Pjesëtarët e stacionit policor Qendër, të ndihmuar nga njësiti për intervenim të shpejtë “Alfa”, kanë arritur që vajzën ta nxjerrin nën urën e Hekurudhës në Shkup, konkretisht në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol”, afër Radio Televizionit të Maqedonisë.
Nga ana e ndihmës së shpejt vajza është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën. Naumi i Ohrit” në Shkup, ku i është dhënë ndihmë mjekësore, ajo për momentin është në gjendje kontaktibile dhe gjendet në repartin për kujdes intenziv.