Dje rreth orës 15:20 në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, një automjet BMV me targa të Kumanovës, e drejtuar nga F.F. (24) nga fshati Llopat e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Opajë.
Ashtu siç informojnë nga Policia, fëmija ka marrë lëndime trupore, ndërkaq pas dhënies së ndihmës në Spitalin e Kumanovës, është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë.