Më 07.05.2025 në orën 23:32, në DPB Kërçovë është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku” në Kërçovë, në pronësi të Z.S. (72) nga Kërçova.
Nga plagët e marra nga zjarri, ndërroi jetë në vendngjarje pronarja, Z.S., ndërsa vdekja e saj u konfirmua nga një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore.
Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kërçovës dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.