Një autobus me fëmijë në Francë përmbyset dhe bie në përrua, së paku 21 të lënduar

Së paku 21 persona janë lënduar dje në fatkeqësinë që ndodhi në Alpet franceze kur një autobus me fëmijë është përmbysur nga një shpat dhe ka rënë në përrua.

Marketing

Në autobus po transportoheshin 40 filloristë.

Drejtuesi dhe bashkëdrejtuesi i autobusit janë lënduar rëndë, ndërsa 18 fëmijë dhe një i rritur janë me lëndime më të lehta, deklaroi Fabien Mulik, kryebashkiak i qytetit Korp, ku ka ndodhur fatkeqësia.