Policia e Tetovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 00 e 30 minuta, 54- vjeçari Xh.A. nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se, duke ecur nëpër rrugën lokale të fshatit ka qenë i sulmuar dhe kafshuar në këmbën e majtë, nga disa qen të pastrehë (endacak) informon Tetova sot .
I njëjti është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad,, për ti ofruar ndihmë mjekësore.