Një bombë shpërthen në kufirin me Irlandën

Një bombë e cila kishte në shënjestër oficerët e policisë, shpërtheu në qytetin e Irlandës Veriore, Newtonbutler, jo larg kufirit me Irlandën, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Policia lokale fajësoi Ushtrinë Republikane Irlandeze për shpërthimin,

Marketing

Policia mori informacione të shtunën natën se një pajisje e dyshimtë ishte lënë në zonën Water Bridge, në të njëjtin rajon, dhe një kërkim ishte nisur të dielën në mëngjes. Bomba shpërtheu përfundimisht këtë mëngjes dhe atë në një vend tjetër – në një nga rrugët kryesore.

“Jam plotësisht i bindur se kjo ishte një përpjekje e qëllimshme për të joshur dhe vrarë policinë dhe kolegët e njësisë antiterroriste. Gjithashtu, fakti që pajisja ishte instaluar në rrugën kryesore mund të ishte një problem serioz për këdo aty pranë,” tha shefi i policisë lokale Steven Martin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të dyshuarit, Martin tha se “IRA është një pikënisje e mirë për çdo hetim”, duke shtuar se “niveli i aktivitetit të IRA është rritur këtë vit”, duke iu referuar grupeve të krijuara nga IRA, siç është e ashtuquajtura IRA e Re.

Këto dhe grupe të tjera të ngjashme pretendojnë se përfaqësojnë ushtrinë republikane irlandeze, një organizatë për ribashkimin e Irlandës. Irlanda Veriore është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Mundësia e një dalje të parregulluar nga Britania e Madhe ka rritur tensionet në Irlandën Veriore. Brexit mbart me vete rrezikun e rivendosjes së kufirit midis Irlandës dhe Irlandës Veriore, e cila u shfuqizua nga traktati i paqes në vitin 1998. Kjo marrëveshje, e njohur si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, i dha fund tre dekadave të konflikteve midis sindikalistëve dhe republikanëve në Irlandën Veriore.
Anëtarët e një prej grupeve IRA vranë një gazetare në prill gjatë protestave të dhunshme në Londonderry.