Një Botëror me Era Istrefin, publikohet klipi i këngës

Nga finalja e Champions League në atë të Botërorit të Rusisë. Këto janë momentet e këngëtareve shqiptare, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Kjo e fundit do të shfaqet në mbrëmjen e 15 korrikut kur do t’i paraprije finales që do të luhet në stadiumin Luzhniki përballë 80 mijë shikuesve.

Marketing

Përkrah saj do të jenë dy emra të njohur të artit botëror si Nicky Jam dhe Will Smith. Por deri në finalen e këtij botërori që duhet ende të nisë, është momenti që të shijojmë notat e kësaj kënge, pasi është publikuar tashmë edhe video e asaj që quhet himni i Botërorit.

Kënga titullohet ‘Live it Up’ dhe është prodhuar nga Diplo, kantautori që është njëkohësisht edhe DJ. Sipas Will Smith, që është një emër i madh edhe i kinematografisë botërore, kënga e interpretuar prej tij, Nicky Jam dhe Era Istrefit, përfaqëson harmoninë, ngjyrat dhe ndjenjën e bashkimit, pasi këtë bën edhe Kupa e Botës, bashkon të gjithë njerëzit në mbarë globin.

Tradita e publikimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës ka nisur në vitin 1966, vit kur u shfaq edhe maskota e parë e një evenimenti të tillë. Që nga ai moment cdo këngë që është publikuar për ngjarjen më të madhe futbollistike është kthyer më pas në hitin e verës dhe këtë e kanë vërtetuar këngë si ‘Copa De La Vida’ e Ricky Martin për Francë 1998, ‘Waka Waka’ e Shakirës për Afrika e Jugut 2010 apo ‘We are the One’ e Pitbull e Jennifer Lopez e Brazil 2014.

 

Marketing