Një burrë arab i ngujon në kafaz një grup tifozësh indianë para ndeshjes UAE – India

Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe i ka ngujuar në një kafaz një grup tifozësh indianë, para ndeshjes vendimtare mes UAE-së dhe Indisë, duke i nxitur autorietet e Emirateve të Bashkuara Arabe t’i arrestojnë disa persona.

Marketing

Emiratet e Bashkuara Arabe e munden 2-0 Indinë në një ndeshje të fazës grupore në Kupën e Azisë, të enjtën

Në video – e cila bëri xhiron e botës – shihet një burrë duke mbajtur në dorë një shkop dhe duke folur me disa punëtorë të ngujuar në kafaz. Ai i pyet ata se kë e përkrahin në këtë ndeshje mes UAE-së dhe Indisë.

Pasi përgjigjen se e përkrahin Indinë, ai u thotë se kjo nuk është gjë e mirë, sepse ata jetojnë në UAE dhe duhet ta përkrahin atë. Pasi u troket në tela të kafazit dhe i pyet përsëri, ata thonë se e përkrahin UAE-në.

Pas kësaj, ai i liron ata nga kafazi. Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë reaguar ndaj këtij incidenti duke i arrestuar disa persona.

Ndërkohë, pronari i videos e ka postuar një tjetër klip në Youtube duke thënë se e gjitha ishte një shaka.

“Këta burra punojnë për mua. Me njërin prej tyre kam punuar për 22 vite. Jetoj me ta në këtë fermë, hamë nga e njëjta pjatë. Nuk i kam rrahur, as nuk i kam ngujuar vërtet në kafaz”, shtoi ai.

Marketing