Një delegacion nga qyteti i binjakëzuar i Stambollit, i cili ndodhet në vizitë pune dyditore në Shkup, sot është takuar me Sekretarin e Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski, dhe përfaqësues të sektorëve në Qytetin e Shkupit.
Në takim është diskutuar për punën e Qytetit të Shkupit dhe institucioneve nën kompetencë e tij, si dhe për planet dhe projektet më aktuale për përmirësimin e lidhjeve të trafikut, efikasitetin energjetik dhe digjitalizimin e qytetit.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e përmirësimit të bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe institucioneve të tyre, përmes shkëmbimit të përvoja për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, mundësinë për pjesëmarrje të përbashkët në projekte ndërkombëtare, projektet e nevojshme për kryerjen më të mirë të aktiviteteve të ndërmarrjeve publike, si dhe për thellimin e bashkëpunimi ndërmjet Qytetit të Stambollit dhe Qytetit të Shkupit.
Në qytetin tonë dy ditë do të qëndrojnë Mehmet Tunxher dhe Jilmaz Demirel, anëtarë të Kuvendit të Qytetit të Stambollit, Ali Toj, zëvendës -drejtor i Njësisë për shërbime dhe mbështetje të Qytetit të Stambollit, Jasin Xhemal Galata dhe Zafer Sumer nga Sektori për marrëdhënieve të jashtme të Qytetit të Stambollit, Ensar Jasha, Drejtor gjeneral i IETT (Istanbul Electricity, Tramway and Tunnel Management) dhe do të vizitojnë disa ndërmarrje publike dhe institucione të Qytetit për t’u njohur më mirë me punën e tyre, aktivitetet, mënyrën e funksionimit dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen.
Vizita e delegacionit të Stambollit në Qytetin e Shkupit është me iniciativë të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe realizohet në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të qyteteve ballkanike -B40 (B40 Balkan cities network).