Një e dyshuar për koronavirus në Shqipëri

jë 48 vjeçare nga Lushnja është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në QSUT pasi dyshohet të jetë e prekur me virusin e ri Covid-19.

Marketing

Gruaja nga fshati Arëz ka shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore dy ditë pasi ishte kthyer nga Padova.

Drejtori i Spitalit të Lushnjes, Pjerin Vogli, ka bërë me dije së gruas i janë marrë mostrat për analizat e koronavirusit që në këtë spital dhe përgjigjet e tyre pritet të dalin nesër.

Pacientja është dërguar në Tiranë dhe po mbahet në izolim në Spitalin Infektiv, shkruan A2 CNN.

Situata nuk është ende për t’u shqetësuar pasi raste të ngjashme kanë qenë 53, prandaj duhet të priten rezultatet e analizave për të konfirmuar nëse ajo është e prekur nga virusi i ri me origjinë nga Kina.

Përgjigjet pritet të komunikohen ditën e nesërme nga përfaqësuesit e Task Forcës në ministri.