“Made in Suffolk” titullohet ekspozita dedikuar Ed Sheeran, që është hapur në Ipswich.
Një sërë tablosh fantastike të këngëtarit britanik, të realizuara nga Colin Davidson, përshkruajnë gjithë karrierën e Sheeran.
“Ndoshta është një Ed më intim, një person që nuk e kupton që ka një person tjetër në dhomë, më reflektues. Më pëlqen të mendoj që kjo është gjendja shpirtërore e tij kur shkruan këngët”, tha Davidson.
Në ekspozitë janë vendosur edhe gjëra të tjera që tregojnë rrugëtimin e suksesshëm të Sheeran.