Një emër surprizë, zbulohet kush do të mbajë numrin 10 tek Argjentina pas tërheqjes së Messi-t

Një emër surprizë, zbulohet kush do të mbajë numrin 10 tek Argjentina pas tërheqjes së Messi-t

Të hënën, Lionel Messi bëri me dije vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja e Argjentinës, pas një karriere tepër të suksesshme. Një nga dilemat e mëdha tani pas vendimit të Messi-t, është se kush do ta mbajë fanellën me numrin 10 tek Argjentina.

Sipas ESPN, Lionel Scaloni e ka vendosur që tani se kush do të mbajë fanellën me numrin legjendar.

“Nëse Scaloni rinovon kontratën e tij si trajner i Argjentinës, diçka që pritet të negociohet në muajt në vijim, numri 10 i fanellës do t’i kalojë Nico Paz. Ky vendim është marrë tashmë brenda vendit dhe po merret seriozisht”, thuhet në raportimin e ESPN.

Nico Paz ka luajtur vetëm 11 ndeshje me Argjentinën, por ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe jo më kot është projektuar për të marrë numrin 10. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF