“Revolucioni i ditës së parë të vjeshtës” – Përplasjet te Kryeministria, aktivisti Erikleo Çepa: Boll është boll, protesta do marrë përmasa më të mëdha

“Revolucioni i ditës së parë të vjeshtës” – Përplasjet te Kryeministria, aktivisti Erikleo Çepa: Boll është boll, protesta do marrë përmasa më të mëdha

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 95-të, ndërsa tubimi i fundit që përkoi me datën 1 shtator u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. I ftuar në studion e News24, aktivisti Erikleo Çepa, ka zbardhur prapaskenat e zhvillimeve të fundit në bulevard, duke e cilësuar këtë fazë të re si “revolucionin e ditës së parë të vjeshtës”.

I pyetur mbi shkaqet që provokuan tensionet dhe përplasjet fizike anash godinës së ekzekutivit, Çepa sqaroi se lëvizja e protestuesve erdhi pasi kishte informacione se kryeministri ndodhej brenda zyrës së tij.

Ai theksoi se plani i protestuesve ishte rrethimi i godinës për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe jo për të kërkuar komunikim. Sipas aktivistit, provokimi i parë u nxit nga vetë policia përmes efektivëve me rroba civile.

“Nuk ka më durim që ne të presim me trëndafila kryeministrin. Provokimin e nisi policia duke vendosur ato konfliktet mes civilëve dhe protestuesve. U bënë civilët ata që vazhduan të provokonin njerëzit nëpër protestë duke i shtyrë drejt konflikteve, diçka që policia s’duhet ta bënte,” u shpreh Çepa.

Sa i përket vazhdimësisë së aksionit qytetar dhe zërave për përçarje apo etiketime, aktivisti bëri thirrje për bashkim, duke paralajmëruar se skenari nuk duhet të përsëritet si ai i vitit 2018. Ai u shpreh plotësisht i bindur se si rinia, ashtu edhe brezi i prindërve, tashmë i kanë hapur sytë përballë manipulimit politik. Sipas Çepës, pas fazës së vjeshtës, me hyrjen e stinës së dimrit protesta pritet të marrë përmasa edhe më të mëdha. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF