Një fanellë e legjendës së bejsbollit shitet për 5,6 milionë dollarë

Një fanellë e New York Yankees që mbante veshur legjenda e bejsbollit, Babe Ruth u shit të shtunën në Nju Jork 5,6 milionë dollarë (5,07 milionë euro), një çmim rekord për një artikull sportiv të këtij lloji.

Marketing

Sipas kompanisë së ankandeve ‘’Hunt Auctions’’ organizatore e shitjes, rekordin e mëparshëm e mban sërish Babe Ruth për një fanellë që ai kishte veshur në 1920 e shitur për 4,4 milionë dollarë.

Fanella që u shit të shtunën, legjenda e basketbollit, Babe Ruth e kishte veshur në kohën që u shpall lojtari më i mirë i historisë mes periudhës 1928-1930.

Ajo ishte pjesë e koleksionit personal të familjes Ruth, identiteti i blerësit nuk bëhet i ditur.

‘’Vendi dhe rëndësia e Babe Ruth në historinë e bejsbollit dhe në kulturën popullore amerikane nuk kanë një të ngjashëm në vendin tonë’’, thekson drejtuesi i Hunt Auctions, David Hunt.

Ruth, i cili vdiq në 1948 në moshën 53 vjeç, luajti në Ligën Superiore të Bejsbollit (MLB) mes periudhës 1914-1935. Ai pjesën më të madhe të karrierës e shënoi me fanellën e New York Yankees.