Një formacion i plotë i Francës me lojtarë që nuk u ftuan në “Euro 2020”

14:33 | 19 Maj 2021

Marketing

Franca dje bëri publike listën e plotë të përzgjedhësit Didier Deschamps për Kampionatin Evropianin 2020.

Në këtë listë gjendeshin plotë yje botëror, duke përfshirë edhe kthimin e Karim Benzemas, transmeton lajmi.net.

Por, shumë lojtarë që janë në formë të mirë te skuadrat momentale munguan në këtë listë.

Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio ka bërë të ditur formacionin me 11 top lojtarë që nuk janë ftuar për Euro 2020.

Francë (4-2-3-1): Areola; Hernandez, Umtiti, Upamecano, Mendy; Veretout, Ndombele; Lacazette, Aouar, Payet; Martial./Lajmi.net/