Një gjest human i drejtorit të spitalit psikiatrik, Isa Avdullai punëson një kuadër me nevoja të veçanta

Drejtori i Spitalit Psikiatrik në Shkup, Isa Avdullai gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se në rradhët e këtij spitali është punësuar një kuadër me nevoja të veçanta, e cila sipas tij përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe vullnetit për të kontribuar në shoqëri.

Marketing

“Mirë se erdhe në ekipin tonë, Rabije Umer
Sot, me krenari njoftojmë se kemi mirëpritur në radhët e Spitalit Psikiatrik Shkup Rabije Umer, një persone me nevoja të veçanta që përfaqëson një shembull të shkëlqyer të përkushtimit dhe vullnetit për të kontribuar në shoqëri. Ne besojmë fuqimisht se secili individ ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se çdo person meriton një mundësi të drejtë dhe të barabartë për të realizuar ëndrrat dhe qëllimet e tij.
Si drejtor i Spitalit Psikiatrik Shkup, mbetem i përkushtuar për t’i mbështetur të gjithë individët me aftësi të kufizuara, duke i përfshirë ata në ekipet tona dhe duke krijuar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe mbështetës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura drejt një shoqërie ku çdo individ ka mundësinë të kontribuojë, të rritet dhe të ndihet i vlerësuar.
Së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë!”, ka shkruar drejtori Isa Avdullai në rrjetin social facebook.  https://www.facebook.com/share/p/quUMeCLGSg1Woxr9/?mibextid=oFDknk