Një gol, një asist – Daku nis sezonin në mënyrë perfekte

Mirlind Daku duket se i ka lënë pas problemet që kishte tash e një muaj.

Marketing

Ai e nisi nga fillimi ndeshjen e sontme ndaj Nizhny, madje duke shkëlqyer.

Sulmuesi nga Kosova shënoi golin e dytë të skuadrës, dhe e asistoi të tretin, në fitoren e Rubin Kazanit prej 4-2 ndaj Nizhny.

Daku u vlerësua me notën 7.6 për paraqitjen e tij sonte.

Në fushë ishte edhe një shqiptar tjetër.

Dardan Shabanhaxhaj luajti për 72 minuta në takimin e sontëm.

Kjo ishte java e parë e Premier Leagues ruse.