Një grua greke është dënuar me 10 vjet burgim për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës fillore, një vendim gjyqësor ky që ka provokuar trazira në vend.
Gruaja 53-vjeçare kishte punuar në një çerdhe publike për 15 vjet, derisa një rishikim në vitin 2014 zbuloi se ajo kishte falsifikuar një certifikatë të shkollës fillore. Një gjykatë rajonale e shpalli dënimin ndaj 53-vjeçares me akuzat për mashtrim të publikut.
“Ky vendim nuk është thjesht jonjerëzor. Është një shenjë domethënëse patogjene e sistemit kriminal gjyqësor”, deklaroi Shoqata për të Drejtat e Njeriut në Greqi.
Bazuar në aktakuzë, gruaja së cilës nuk i është bërë publik emri, ndryshoi certifikatën e shkollimit fillor për të treguar se kishte përfunduar gjashtë vjet të shkollës fillore, ndërsa ajo kishte përfunduar vetëm pesë vjet.
Dokumenti i duhej për t’u punësuar si pastruese.
Deri rreth tre apo katër dekada më parë nuk ishte e pazakontë që varfëria të detyronte disa fëmijë grekë të braktisnin shkollën, veçënarisht në zonat rurale.
Një prokuror i lartë i Gjykatës Supreme do të shqyrtojë arsyetimin ligjor të gjykatës rajonale javën e ardhshme, thanë burime gjyqësore.