Një grua përfundoi në koma prej kremit kundër rrudhave

Një grua 47-vjeçare nga Sacramento, California, përfundoi në koma pasi kremi kundër rrudhave që përdorte i shkaktoi helmim nga mërkuri.

Marketing

Në bazë të raportimeve të ngjarjes, ajo shkoi në urgjencë dhe tha se i ishin mpirë duart dhe fytyra, kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat e saj u përkeqësuan me kalimin e kohës dhe shkaktuan që nëna e pesë fëmijëve të futej në një gjendje kome. Mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, marrë nga kremi kundër rrudhave që kishte blerë në Meksikë. Mesa duket, e përdorte çdo ditë prej dy vitesh.

Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur. Mërkuri nuk është pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes, shkruan anabel. Niveli prej pesë mikrogramë mërkur për litër në gjak janë normale. Gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup.
Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.

Marketing