Një grua vret kunatin me armë zjarri në Prishtinë

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së martës në Prishtinë – një grua ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se e dyshuara me iniciale N.M., është vetëdorzuar në Polici.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion./Telegrafi/

Marketing