Serialet turke po bëjnë namin duke u blerë nga televizionet shqiptare, por jo vetëm pasi fama e tyre tanimë e ka kaluar Europën duke u përhapur më gjerë. Së shpejti do të nisë në Turqi një serial i ri, me kryeprotagonistë dy aktorë shumë të njohur për publikun, Bugra Gulsoy të cilin e njohim si “Demir” nga seriali “Bija ime” dhe Hande Erçel” e njohur si “Hajat” nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë”.
Seriali do të quhet “Azize” dhe në qendër të historisë janë disa familje që kontrollojnë ma fian dhe nëntokën. Në një intervistë, Bugra Gulsoy tregoi se në këtë serial ai është pjesë e një familjeje shqiptare dhe roli i tij quhet Kartal që në turqisht do të thotë shqiponjë. Ndërsa Hande Erçel do luajë rolin e “Azize”, një infermiere e cila kërkon të hakmerret ndaj
familjes shqiptare.
Seriali pritet të fillojë në Turqi këtë muaj .Xing.al