Një histori që fillon rreth një shekull më parë: Rastet kur “pakot bombë” janë dërguar në adresat e figurave publike në Amerikë

SHBA ka parë një numër incidentesh kur pajisje eksplozive apo toksike janë dërguar në adresat e figurave publike.

Marketing

Dhe një fenomen i tillë, shkruajnë mediat e huaja, ka ndodhur edhe gjatë kësaj jave, ku një numër “pako bombë” janë dërguar në adresat e politikanëve dhe jo vetëm, në SHBA.

Së fundmi, një pako e ngjashme e dyshimtë u gjet në restorantin e aktorit të famshëm hollivudian Robert de Niro.

Loja e pajisjeve që besohet të jenë me eksplozive u nis me gjetjen e një të tillë në kompleksin e miliarderit filantrop George Soros; ajo vazhdoi me pas me pakot e dërguara në adrese të ish-presidentit Barack Obama, ish-sekretares së shtetit Hillary Clintonit, e madje edhe selisë së rrjetit televiziv CNN.

Megjithatë këto nuk janë rastet e vetme kur personalitete të njohura në SHBA janë ballafaquar me një “kërcënim të tillë”.

Këtu janë disa nga incidentet më të rëndësishme të mëparshme:

Viti 1919

“Pakot bombë” u dërguan pak më shumë se një shekull më parë, të dërguara nga anarkistë radikalë.

Sipas mediave, një numër i tyre u dërguan tek gjyqtarët, politikanët, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe të tjerët në tetë qytete.

Një senator amerikan ishte ndër ata që ishte synuar. Ai mbijetoi, por duart e shërbyeses së tij ishin hedhur në erë nga bomba.

Ditën tjetër, 12 eksplozivë tjerë u dërguan në pako për udhëheqësit politikë dhe të biznesit – duke përfshirë John Rockefeller.

“The Unabomber”

Për gati 20 vjet, një figurë anonime e njohur vetëm si “Unabomber” u bë figura më e kërkuar në Amerikë.

Ted Kaczynskit iu dha nofka nga FBI për vargun e tij të sulmeve në një universitet dhe linjë ajrore. Pajisjet e tij vranë tre vetë dhe plagosën 24 të tjerë.

Taskforca që u përpoq ta gjente atë, punësoi 150 hetues me kohë të plotë. Viktimat e tij u zgjodhën rastësisht.

Kaczynski u zbulua vetëm kur ai publikoi një ese me 35.000 fjalë, më vonë të bartur në dy gazeta kombëtare.

Vëllai i tij u paraqit vullnetar dhe i vuri policët në rrugën e duhur për ta gjetur atë në një kabinë të vogël, primitive, të cilën dy vëllezërit e kishin ndërtuar.

Viti 2001, Sulmet Amerithrax

Një javë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, u dërguan letra me anthrax.

Pesë vetë u vranë dhe 11 mbetën të sëmurë në atë që u bë sulmi më i keq biologjik në historinë amerikane.

Hetimi u emërtua me emrin “Amerithrax”.

Një senatori iu dërgua një shënim ku shkruhej: “Ju nuk mund të na ndaloni, ne e kemi këtë anthrax, ju tani vdisni, keni frikë? Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit. Allahu është i madh”.

FBI tha se ishte gati të emërojë Dr Bruce Ivins si fajtor – por ai vrau veten para se ata të bënin këtë gjë.

Viti 2018, fushata bombarduese Austin

Një 23-vjeçar pa histori kriminale hodhi veten në erë në makinën e tij pasi policia e rrethoi atë, pas shfaqjes së një grupi të “pakove bombë”.

Tri nga pajisjet e para të Mark Conditt ishin të fshehura në pako që nuk ishin postuar, por u vendosën në pragun e shtëpive të njerëzve.

Ai u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Marketing