Një i punësuar i MPJ-së në misionin e OSBE-së është arrestuar në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmon se një i punësuar i Ministrisë, i cili momentalisht është dërguar në Misionin tonë të OSBE -së në Vjenë, është arrestuar në Republikën e Serbisë më 27.08.2021, për çka Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd.

Marketing

Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka shqiptuar arrest ekstradimi në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar për vepër për të cilën ai akuzohet se e ka kryer gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme, në përputhje me kompetencat e saj ligjore e ngriu marrëdhënien e punës me të punësuarin e arrestuar, deri në zgjidhjen e rastit.

Marketing