Një i vdekur dhe disa të lënduar nga shembja e dheut në Kaliforninë Jugore

Një grua u vra dhe të paktën disa njerëz të tjerë u lënduan të premten kur u shemb dheu afër plazhit të Kalifornisë Jugore, thanë policia lokale dhe zjarrfikësit.

Marketing

Një person pësoi lëndime kritike kur u godit nga sheu në plazhin Grandvieë Surf në Encinitas, në veri të San Diegos, tha kapiteni i Departamentit të Shpëtimit, Larry Giles.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përdorur qentë për tu siguruar se asnjë viktimë nuk është nën gurë, tha Giles.

Plazhi ishte i mbyllur për vizitorët pasi ekuipazhet përdorën çanta ajri dhe pajisje të rënda për të lëvizur copëza të mëdha të shkëmbit të shembur.

Inxhinierët dhe ekspertët e tokës po përpiqeshin të përcaktonin nëse do të ketë rrezik të mëtejshëm për qytetarët.

Sipas Reuters, autoritetet thanë se copa shkëmbinjve dihej se binin herë pas here dhe se i paralajmëruan njerëzit që të qëndrojnë larg shkëmbinjve.