Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Celinë të Rahovecit.

Marketing

Drejtori Regjional i Policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, tha për klankosova.tv se dy prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Një person është i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me vetëdije në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, tha Hasi.

Marketing