Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sonte në magjistralen Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura përmes një njoftimi në Facebook.
“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”, tha Nura.
Nura ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, teksa u uron shërim të lënduarve.
KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.