Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një përleshje mes disa personave në lagjen Arbëria.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, ka shkruar Periskopi.
Ai ka thënë se të gjitha njësitet relevante të policisë janë duke u marrë me rastin për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.