Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:17 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai.