Pesëdhjetë e pesëvjeçari I.K. nga Shkupi humbi jetën pasi automjeti “Audi A3” me targa të Turqisë, i drejtuar nga Xh. Sh. (28) nga Shkupi, është përplasur në të në rrugën “Kemal Sejfulla”.
Siç kumtoi MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.20.
“Nga përplasja, I.K. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë është transferuar në Qebdrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Terezë”, ku pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë”, theksojnë nga MPB.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik nga SPB Tetovë. Pa urdhrit të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.