“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 Nëntorin

Sot po festohet 28 nëntori, dita e Flamurit. Këtë vit bëhen plot 111 vite që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Marketing

Festimet e organizuara në vendet shqipfolëse janë të shumta. Padyshim dhe urimet nuk kanë munguar. Ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qene nga personazhe të njohur publikë.

Mes tyre që po bën xhiron e rrjetit është dhe urimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa.

Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.

Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.