Një kompani nga Dubai u bë pronare e një hoteli në qendër të Shkupit

Kompania “Orka Hotel”, e cila zotëron hotelin “Ibis” në qendër të Shkupit, nga fundi i muajit të kaluar ka një pronar të ri dhe bëhet fjalë për kompaninë “Mufrima Investment” nga Dubai.

Marketing

Për momentin nuk dihet nëse pronari i ri do të riemërojë hotelin, për të cilin u bë e ditur se gjatë hapjes së tij ishin investuar 6 milionë euro, shkruan portali Faktor.

Emri i ri i kompanisë është Hotel Mufrima, ndërsa menaxher i emëruar është Sasho Toleski, konsulent imobiliar me përvojë shumëvjeçare nga Dubai. Në biografinë e tij shkruhet se ka mbi 9 vite përvojë në prona të patundshme dhe se ka punuar në projekte si Palm Jumeirah dhe Dubai Marina.

Ndryshe, të hyrat e këtij hoteli vitin e kaluar kanë qenë 1.75 milionë euro, ndërsa fitimi ka qenë rreth 230 mijë euro. Hoteli, i cili është në afërsi të sheshit të qytetit, zyrtarisht kishte 23 punonjës

Marketing