Një Kryetar si ky!

Ekipet mobile sot dhuruan 10.000 maska mbrojtëse dhe doreza në Komunën e Plasnicës, donacion nga kryetari Ismail Jahoski.
Të gjitha grupet e rrezikuara, të moshuarit dhe të sëmurët, të sëmurë kronikë dhe familjet e personave me aftësi të kufizuara, do t’u dhurohet ndihmë ushqimore në të njëjtën kohë.

Marketing

Ky lloj donacioni do të zbatohet vazhdimisht për sa kohë që zgjat gjendja e virusit të koronës.
Shpërndarja filloi nga stafi i administratës komunale, dhe maska mbrojtëse dhe doreza shpërndahen edhe në klinikën lokale të Plasnicës dhe iu jan siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme për punë.

Kryetari Jahoski dhuroi 10,000 maska dhe doreza për banorët e Komunës Dolneni dhe 7,000 të tjera për banorët e Komunës Brod Makedonski, përfshirë Qendrën Shëndetësore.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë në zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit. Ky nuk është një donacion por ndihmë në momentet kur është më e nevojshme. Është e rëndësishme që të gjithë të jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm dhe të qëndrojmë në shtëpi, duke zvogëluar kontaktet sociale në minimum. Rekomandimet për të mirën e të gjithëve duhet të respektohen, mbi të gjitha për të mirën e të dashurve tanë. Tani duhet të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi, dhe të ndihmojmë veten nëse ndjekim masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë ”, tha kryetari Jahoski.

Komuna e Plasnicës është e vendosur në pjesën qendrore të Maqedonisë Perëndimore, ku ka katër vendbanime, Plasnica, Preglovo, Lisicani dhe Dvorci.