Një mënyrë e thjeshtë si të shpëtoni nga ngjirja e zërit

Pas festës, shpesh kemi dhimbje fyti dhe ngjirurit e zërit .

Marketing

Nëse ju ka ndodhur pas festës së Vitit të Ri, mos u shqetësoni, ka një mënyrë të thjeshtë për të hequr qafe ngjirin e zërit.

Kur ka qenë hera e fundit që keni pirë lëng ose qumësht përmes një pipze dhe në vend që të fryni në pipzë për të bërë flluska, siç keni bërë kur keni qenë fëmijë?

Duket se kjo lojë shumë fëminore është një kurë fenomenale për një zë të ngjirur dhe një parandalim i madh për ta rikthyer përsëri.

Ekspertët thonë se fryrja përmes një pipze që është në ndonjë lëng është një parandalim i madh për të gjithë ata që janë të prirur për të humbur zërin e tyre dhe një mënyrë e shkëlqyer për ta rikthyer atë nëse e keni humbur tashmë.

Në këtë mënyrë ju ushtroni kordat vokale të lodhura, inkurajoni muskujt të punojnë pa ndonjë tendosje të madhe, gjë që rikthen zërin.

Ekspertët thonë gjithashtu se kjo teknikë nuk është asgjë e re dhe është përdorur prej qindra vitesh. Provojeni herën tjetër që ngjirni zërin dhe lërini fëmijët tuaj ta bëjnë ndonjëherë sepse është mirë për kordat vokale.