‘Një milion qytetarë duhet të dalin në referendum vetëm për inat të Ivanovit’

Analisti politik Sasho Ordanovski ka shigjetuar në kolumnën e tij presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ai ka ftuar votuesit, që nëse për asgjë tjetër, atëherë të dalin masovikisht në referendum për të larguar Ivanovin nga skena politike.

Marketing

“Në fakt, edhe po të mos ketë absolutisht asnjë përfitim tjetër, përveç që me suksesin e referendumit të dërgohen në historinë e turpshme politike të Maqedonisë personalitete si ky burrështetas-fatëkeq Gjorge Ivanov, ja vlen që së paku një milion gra e burra të veshin këpucët dhe duke vrapuar, këmba-dorës të nisen të votojnë në këtë referendum”, shkruan Ordanovski.

Marketing