Një muaj nga betimi i deputetëve të Kosovës

Janë bërë një muaj prej se kandidatët që fituan një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bënë betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë.

Marketing

Por, Parlamenti ende nuk është konstituuar, pasi që puna ka ngecur te zgjedhja e kryetarit.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Albulena Haxhiu, nuk po e merr “aminin” nga ana e deputetëve të betuar të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Kjo pasi që nga ana e tyre, Haxhiu po konsiderohet si figurë jo e duhur e përçarëse.

Derisa as VV-ja duket që se ka ndërmend ta ndryshojë emrin.

Pas dështimeve radhazi kryesuesi Avni Dehari kishte propozuar votim të fshehtë, por sërish pa sukses.

Në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin të “ngërçit politik”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të enjten e kaluar i thirri partitë në takim, por nuk pati ndonjë rezultat konkret.

Ajo ka paralajmëruar që mund të ketë takime edhe ndaras me partitë.