Një muaj paraburgim ndaj gruas që dyshohet se vrau kunatin në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim gruas e cila dyshohet se vrau kunatin në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas Gashit, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën N.M. për një periudhë njëmujore.

Paraburgimi është vendosur nga data 20 gusht 2024 deri më 19 shtator 2024.

Gruaja dyshohet për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së./Telegrafi/