Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Klinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Elzana Kastrati.

Marketing

Prokuroria Themelore në Pejë kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj J.H., i cili dyshohet se më 13 nëntor, të mërkurën, ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Klinë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet më vonë në Gjykatën Themelore në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:17 në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë dhe është regjistruar si “Vrasje e rëndë”.

Njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i dyti ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, si pasojë e plagëve të marra. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, me një karikator dhe katër fishekë, si dhe tre gëzhoja.