Gjykata Thelemore e Prizrenit, përkatësisht, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, B.V nga Prizreni, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në orët e vona të së martës.
Vrasja që ka ndodhur në rrugën Hysni Morina, sipas Gjykatës është kryer me pistoletë të tipit Berta.
Përmes një komunikate, kjo Gjykatë ka thënë se i dyshuari ka shtënë 15 herë me armë zjarri ndaj viktimës me inicialet, A.A.-V.
Pas lajmit për këtë vrasje, kanë reaguar zyrtarë shtetërorë bashkë me shoqërinë civile.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.