Një muaj paraburgim për të dyshuarin që shantazhoi të miturën

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. J..

Marketing

“I pandehuri përmes rrjetit social Facebook, e ka kanosur të miturën, po që se nuk del që të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime me të, do të publikojë fotografitë e saj, në të cilat ajo ka dal e zhveshur.

Lexo po ashtu:

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penaleshantazhi nga neni 341paragrafi 2.6 dhe neni paragrafi 120 paragrafi 37 lidhur me paragrafin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri,mund të arratiset apo të ndikojë tek e dëmtuara dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.