Një ndërtesë 14-kateshe në Spanjë në flakë, njerëzit të bllokuar

Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati 14-katësh të sapondërtuar në Valencia, në lagjen Campanar, në Spanjë ku janë në veprim ekipe të shumta zjarrfikëse, raportojnë shërbimet e urgjencës.

Marketing

Të paktën tre persona u nxorën nga qiellgërvishtësi i djegur me simptoma të helmimit, ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar. Flakët, për shkak të erës së fortë u përhapën me shpejtësi në të gjithë godinën, siç dokumentohet nga videot e postuara në rrjetet sociale. Në zonë është ngritur një spital fushor, ndërsa një qendër tregtare në katin e parë të ndërtesës është evakuuar.

Sipas mediave në pallat ndodhen 138 apartamente. Babai dhe vajza e tij, të cilët ishin ngecur në ballkonin e tyre, u dërguan në një vend të sigurt.

“Ka britma dhe njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të afërm apo miq” që ndodheshin brenda ndërtesës, raportojnë mediat.

“Jemi të befasuar nga shpejtësia me të cilën flakët përhapen, të cilat ende nuk janë nën kontroll. Një orë më vonë zjarri ka arritur edhe në kullën 2”, rrokaqiell binjak i atij të djegur nga zjarri, që ishte pjesë e të njëjtit kompleks banimi. Këtë e raporton administratori për median lokale Levante.

“Ka ende shumë njerëz brenda ndërtesave” ndërsa zjarrfikësit që i ftojnë ata të vendosin copa të lagura pranë dyerve, tha një dëshmitar tjetër.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, po ndjek zhvillimet e zjarrit. “Jam i tronditur nga zjarri i tmerrshëm që shpërtheu”, ka shkruar ai.