Një ndërtesë banimi goditet nga bomba ruse në Kharkiv të Ukrainës

Një bombë e drejtuar nga Rusia ka goditur një ndërtesë banimi në Kharkiv të Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal, Oleh Syniehubov.

Marketing

Një ndërtesë banimi dykatëshe dhe objekte aty pranë janë dëmtuar, ndërsa ende nuk ka të dhëna për viktima ose për të lënduar.

“Shërbimet e urgjencës po punojnë në vendin që u godit nga bomba ruse”, është shprehur tutje Syniehubov.