Një në çdo 8 njerëz në botë vuan nga sëmundje mendore, prijnë refugjatët dhe migrantët

Raporti i fundit mbi shëndetin mendor të refugjatëve dhe emigrantëve u publikua të martën. Raporti, i publikuar në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, përshkruan provat më të fundit globale mbi faktorët që ndikojnë në shëndetin mendor të refugjatëve dhe migrantëve, si dhe qasjen e tyre në kujdes shëndetësor.

Marketing

Raporti i pestë i Rishikimit Global të Evidencës mbi Shëndetin dhe Migracionin (GEHM) vë në dukje se afërsisht një në çdo tetë njerëz në mbarë botën vuan nga sëmundje mendore.

Refugjatët dhe migrantët janë veçanërisht të cenueshëm pasi mund të ekspozohen ndaj faktorëve dhe sfidave të ndryshme të stresit, të cilat ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore, si gjatë udhëtimeve të tyre të rrezikshme ashtu edhe pas mbërritjes në destinacionin e tyre, thuhet në raport.

“Shëndeti dhe mirëqenia e mirë mendore është e drejtë e të gjithëve, përfshirë refugjatët dhe migrantët,” tha dr. Santino Severoni, i cili udhëheq Departamentin e Shëndetit dhe Migracionit të OBSH-së.

“Çrregullimet e zakonshme mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) janë më të përhapura në mesin e migrantëve dhe refugjatëve sesa midis popullatave vendore”, shtoi ai.

Raporti shqyrton faktorët e rrezikut dhe barrierat që përjetojnë grupet e refugjatëve dhe migrantëve, duke përshkruar mënyrat për t’i trajtuar ato dhe për të përmirësuar qasjen e tyre në kujdesin e shëndetit mendor./AA

Marketing