Vizita e presidentit rus Vlladimir Putin në Beograd është ndjekur edhe në Shkup, ku ka pasur debate të ndryshme.
Por mediat kanë shkruar se me Putinin është takuar edhe një nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Ivan Stoilkoviq, deputet dhe kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni.
Stoilkoviq ka publikuar ftesën për takimin me Putin si dhe fotografi nga Beogradi, duke u ndjerë krenarë për praninë e tij dhe vizitën e presidentit rus.