Një nga kushtet për paqen, Zelensky: S’do e njoh kurrë Krimenë si territor rus!

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka deklaruar se ai “nuk është gati të japë” asnjë pjesë të Ukrainës, në këmbim të paqes në vend.

Marketing

Duke folur për CBS, Zelensky thotë gjithashtu se ai kurrë nuk do ta njihte Krimenë si territor rus, pavarësisht se gadishulli u aneksua nga Rusia në 2014.

Kujtojmë se Rusia ka vendosur tre kushte për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.

E para ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës dhe caktimin në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance perëndimore, si për shembull të bëhet pjesë e NATO-s apo të integrohet në BE. E dyta lidhet me njohjen e Lunhask dhe Dontesk si dy rajone të pavarura. Ndërsa e treta, ka të bëjë me njohjen e Krimesë si territor rus.