Hong Kong është një nga qytetet më të shtrenjta në botë, por qeveria sot ka vendosur të rrisë pagën minimale me 32 cent për orë. Pra nga 4.78 $ që ishte ora tashmë është 5.1$.
Sigurisht që një vendim i tillë nuk është pritur nga aktivistët dhe punonjësit e komunitetit që e kanë konsideruar si tallje.
“Ne mendojmë se kjo është e papranueshme,” tha Wong Shek-hung, drejtor i programit Hong Kong, Macau dhe Tajvan në organizatën bamirëse Oxfam.
“Nuk mund të mbulojë nevojat bazë në Hong Kong.”
Sipas tij, kjo rritje e re e pagave do të bëjë shumë pak ndryshim për qytetarët në vend.
Paga minimale, e vendosur për herë të parë në vitin 2011, supozohet të rishikohej çdo dy vjet, por diçka e tillë nuk u realizua për shkak të dëmëve në ekonomi për shkak të pandemisë.
Në vitin 2022, Hong Kongu u bashkua me Los Anxhelosin për vendin e katërt në Indeksin Botëror të Kostos së Jetesës, të lëshuar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomiste (EIU). Nju Jorku, Singapori dhe Tel Avivi janë në tre vendet e para.
Për krahasim, Nju Jorku ka një pagë minimale prej 15 dollarë në orë dhe Los Angeles ka 16,78 dollarë në orë; Tel Aviv varion nga 8,27 dollarë në 8,45 dollarë në orë në varësi të orëve totale të punës.