Një person humb jetën në aksidentin në rrugën Gostivar- Kërçovë

Një shoqëruese e automjet e ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar- Kërçovë.

Marketing

Sipas SPB- Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 30 minuta në afërsi të urës së Novosellës dhe në të kanë marrë pjesë automjet i tipit “opel astra” me targa të Shkupit me të cilin ka drejtuar A.B (20) si dhe “fiat tipo” me tabela të Prilepit të cilin e ka drejtuar 47 vjeçari M.D nga Prilepi.

Në përplasjen lëndime të rënda kanë marrë T.N (76) nga Shkupi, shoqëruese në “astrën” e cila ka vdekur në vendin e ngjarjes dhe bashkudhëtari në “fiatin” D.S (52). Shoferët kanë kaluar me lëndime më të lehta.

Është kryer mbikëqyrje dhe punohet në vërtetimin e arsyeve dhe rrethanave që kanë sjell deri te aksidenti.