Një person i vdekur dhe 157 të tjerë të lënduar nga përplasja e aeroplanit në Turqi

Një person ka vdekur si pasojë e daljes nga pista të aeroplanit të kompanisë’ Pegasus Airlines’ në Turqi.
Përpos kësaj numri i të lënduarve nga ky aksident është rritur duke shkuar kështu në 157.

Marketing

Pas daljes nga pista ky aeroplan u nda në dysh ku më pas shpërtheu edhe zjarr në të.

Aeroplani mbërriti nga qyteti i Izmirit dhe zbarkoi në mot të keq në aeroportin e Stambollit ‘Sabiha Gokçen’.
Si pasojë e kësaj ngjarje shumë të rëndë në aeroportin e Stambollit janë anuluar të gjitha fluturimet, teksa ka filluar edhe një hetim lidhur me rastin.