Një person tenton të nxjerrë ilegalisht para nga vendi, i konfiskohen 7800 euro

Drejtoria Doganore ka njoftuar se Inspektorët e Shërbimit të skanerëve mobil kanë ndaluar nxjerrjen ilegale të parave në pikën kufitare Bllacë në shumën prej 7.800 euro, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri u zbuluan një shumë më e madhe valute të paregjistruar. Personi është shtetas maqedonas që udhëtonte me një makinë me targa çeke. Kur është pyetur nga inspektorët doganorë nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë, dhe gjatë kontrollit të automjetit në çantën e tij u gjetën gjithsej 9.800 euro. Sipas ligjit për punën e valutave, pasagjerit i është kthyer 2.000 euro, që shtetasit maqedonas mund t’i nxjerrin nga shteti pa i deklaruar, ndërsa pjesa tjetër është konfiskuar.

Marketing

Kundër personit është ngritur padi për shkelje të ligjit për valutën.

Njoftojmë qytetarët se gjatë daljes nga shteti mund të mbajnë valutë të huaj në shumën prej 2.000 euro për person. Nëse nxjerrin valutë në shumën mbi 2.000 euro, janë të detyruar ta deklarojnë në doganë duke paraqitur një vërtetim nga banka ose këmbimorja. Nuk lejohet nxjerrja e valutës në shumën mbi 10.000 euro.